Moviola e superiores, java e 32-të/ Ferataj e katranos në Shkodër, perfekt Jorgji dhe…

by KLIKOJE.AL

Një javë përgjithësisht pozitive ishte kjo në Superiore sa u përket “xhaketave të zeza”.

Në të pesta ndeshjet e raundit të 32-të, u regjistruan shumë pak gabime, të cilat nuk ndikuan drejtpërdrejt në rezultat, edhe pse rasti i Vllaznisë ha diskutim. Përveç një gabimi të Laver Allës në Korçë dhe Feratajt, i cili e katranos në Shkodër e që gabuan në dy raste, Enea Jorgji në Bylis-Egnatia dhe Eldorjan Hamiti në Elbasani-Tirana ishin perfektë në gjykim. Ndërkohë, ndeshja tjetër mes Partizanit dhe Laçit nuk pati raste të dyshimta për moviolë, duke mos i hapur punë kryesorit Florjan Lata.

SKËNDERBEU-DINAMO 4-1

GJYQTARË: L.Alla, D.Korreshi (Lushnjë), S.MetHoxha (Fier) VAR: E.Rusta, E.Bylykbashi (Elbasan)

Dy raste për moviolë kishte ndeshja e luajtur në Korçë mes Skënderbeut dhe Dinamos, e gjykuar nga kryesori Laver Alla.

Në minutën e 47- të, korçarët arrijnë që të shënojnë golin e barazimit. Kryesori sinjalizon gol, por ka protesta nga lojtarët e Dinamos, për prekje të topit të dorë nga Nasr, i cili e uli për Jurin. Pas ndërhyrjes së VAR-it, rezulton se Nasr ishte për më tepër në pozicion jashtë loje. Teknologjia nderon në këtë rast gjyqtarin Alla. Rasti i dytë ishte penalltia e akorduar në favor të vendësve. Bismark mbahet në zonë nga Rufati dhe Alla, i gjendur fare pranë, nuk heziton dhe sinjalizon penallti për Skënderbeun. Nga pamjet shihet që ka një mbajtje të sulmuesit bardhekuq; edhe pse është pak i lehtë, mund ta klasifikojmë në vendimet e drejta.

TEUTA-VLLAZNIA 0-0

GJYQTARË: O. Ferataj, I. Tartaraj, O. Grabova; VAR: K. Cjapi; AVAR: E. Bastari

Një rast për moviolë ka në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Teutës, e përfunduar me shifrat e bardha 0-0. Olsid Ferataj, gjatë një aksioni të Vllaznisë, ku Delaj shfaqet i vetëm përballë Vatës, sulmuesi driblon Vatën, me portierin, i cili me dorën e djathtë shihet që ka kontakt në këmbën e majtë të lojtarit shkodran. Ferataj akordon fillimisht faull sepse e cilëson jashtë zone dhe karton të kuq për portierin e Teutës Vata. Më pas shkodranët pretendojnë se rasti është brenda në zonë dhe kryesori kërkon ndihmën e VAR-it dhe teksa risheh pamjet, e gjykon si simulim këtë rast dhe akordon faull në dëm të portierit. Por, nga pamjet shihet që ka kontakt dhe me intensitetit e aksionit, penalltia duhet të jepet.

ELBASANI-TIRANA 2-1

GJYQTARË: E. Hamiti (Lezhë), E. Burgu (Fushë Krujë), Xh. Mani (Tiranë) VAR: I. Myrtja (Shkodër)/ AVAR: J. Xhaja (Tiranë)

Dy janë rastet për moviolë në sfidën mes Tiranës dhe Elbasanit. Te goli i bardhebluve, Hamiti tregohet i saktë, ashtu si edhe te momenti i një penalltie. Ndeshje perfekte e arbitrit të FIFA-s.

Minuta e 11-të: Pas një harkimi në zonë nga e djathta, Ernest ul topin me Përgjonin, i cili ndjek mirë aksionin dhe çon sferën në rrjetë. Pamjet shihen me VAR për pozicionin e Soler gjatë aksionit, por Hamiti mban vendimin e fushës. Edhe pse për siguri shkon të shohë pamjet më VAR. Vendim i drejtë i gjyqtarëve.

Minuta e 20-të: Vera shtyn Lajthinë në zonë, me këtë të fundit që rrëzohet dhe pretendon penallti. Kontakti nuk mungon, por jo në pikën ku të akordohet 11-metërsh.

BYLIS-EGNATIA 0-2

GJYQTARË: E.Jorgji (Elbasan), D.Rexha (Tiranë), E.Ganxhi (Elbasan), VAR: K.Barjamaj (Tiranë), AVAR: O.Yzeiraj (Patos);

Ndeshja mes Bylisit dhe Egnatias u gjykua nga Enea Jorgji, i cili kishte të bënte vetëm me një moment të dyshimtë, ku e zgjidhi gjithçka saktë.

Në minutën e 67-të, Përgjoni rrëzohet në zonë, pas një dueli me top me Uotlain. Ballshiotët pretendojnë për penallti në momentin e parë, por më pas Jorgji ia bën të qartë se diçka e tillë nuk ekziston. Vendim i drejtë i elbasanasit, pasi Uotlai bën vetëm tentativën për të bllokuar topin.

PARTIZANI-LAÇI 1-0

GJYQTARË: F.Lata (Durrës), M.Shazivari (Tiranë), E.Spahiu (Tiranë); VAR: A.Doda (Tiranë), AVAR: A.Koçi (Durrës);

Takimi mes Partizanit dhe Laçit, e fituar nga të kuqtë me shifrat 1-0, u gjykua nga Florjan Lata, i kolegjiumit të Durrësit. I njohur për arbitrimin e tij autoritar, Lata e menaxhoi mjaft mirë ndeshjen, teksa duhet thënë se nuk pati as momente të dyshimta në vendimet që ai mori. Në tërësi, ishte një ndeshje me ritëm 1 km/orë, çka ia bëri shumë të lehtë Latës dhe pjesës tjetër të trupës gjykues.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.