Niveli i ujit në rezervuare është në kuota normale. Gjatë natës rreth orës 01.30 ka pasur një bllokim të segmentit rrugor në vendin e quajtur Gryka e Këlcyrës, ndërsa me ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës gjendja u normalizua.
Nga komunikimi me strukturat vendore të MC të bashkive rreshjet e shiut nuk kanë krijuar problematika serioze në komunitet dhe infrastrukturë.
Territori i qarkut është përfshirë nga reshje me intesitet mesatar dhe me intervale intesive të shoqëruara me erëra të forta.
Niveli i ujërave: Prurjet e lumit Vjosa dhe Drino si dhe përrenjtë kryesor janë brenda shtratit të tyre. Niveli i ujit në hidrometrin e lumit Vjosa në urën e Përmetit 4.3 m kurse në urën e Memaliajt është 5 metër.
Niveli i ujit në rezervuare është në kuota normale.
Infrastruktura rrugore:Ka patur një bllokim të segmentit rrugor në vendin e quajtur Gryka e Këlcyrës, bashkia Këlcyrë për shkak të rrëzimit të pemëve në orën 01.30. Me ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës të bashkisë Këlcyrë gjendja u normalizua. Rrugët rajonale dhe rurale janë në normalitet.
Furnizimi me energji elektrike : Ka patur probleme. Është ndërprerë energjia përkohësisht në rastet kur reshjet janë shoqëruar me stuhi. Fshatrat Malëshovë, Limar, Leskaj të nj.ad.Këlcyrë ku ka patur ndërprerje të energjisë për shkak të difekteve në linjën Këlcyrë-Malëshovë si dhe në fshatrat e nj.ad Ballaban të bashkisë Këlcyrë. N
ë bashkinë Përmet fshatrat e nj.ad Frashër e Piskovë , difekte në fidera. Në bashkinë Dropull nj. adm. Pogon dhe Dropull i Poshtëm. Në bashkinë Tepelenë nj. adm. Kurvelesh, Lopëz dhe pjesërishtë disa fshatra të nj. adm Qendër. Në bashkinë Libohovë nj. adm. Zagori. Në bashkinë Gjirokastër, nj. adm. Cepo. Në bashkinë Memaliaj nj. adm. Buz.
Po merren masa nga filiali OSHEE Përmet nëpërmjet grupeve emergjente për riparimin e defekteve. Sistemi i ngrohjes në shkolla e kopshte funksionon normalisht.
Strukturat e MC të 7 vu bashkive janë në monitorim dhe gatishmëri për çdo situatë emergjente që mund të krijohet.