128
Reshjet e shumta të shiut kanë kanë bërë që disa zona të Lezhës të përmbyten.
Deri më tani janë evakuuar 3 familje në Klos. Ndërkohë është ndërprerë edhe energjia elektrike në disa fshatra të këtij qyteti. Për sa i përket qarkullimit rrugor policia është duke drejtuar dhe trafikun në aksin rrugor Manati-Pllanë. Lumi Mat, është në kuota jo kritike akoma, pavarësisht shkarkimeve nga HC Shkopetit dhe Fanit.