Mos vallë e kishte me Kiara Titon?! “Shpërthejnë” ndjekësit pas deklaratës së Bled Manes: Borën e duam në çdo stinë (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Me siguri e mbani mend se sa herë Bled Mane ka ironizuar Kiara Titon në “Big Brother VIP”, ku thoshte se ajo do të jetë si Bora Zemani, të ketë karrierën e saj etj.

Gazetari ngrinte një paralele mes Borës dhe Kiarës duke krahasuar eksperiencën e kësaj të fundit në “Big Brother” dhe ndikimit që ky format pati te Bora një vit më parë, pa qenë pjesë e tij.

U bë viral një moment kur ai në dhomën e rrëfimit tek jepte nominimet me ironi tha se donte të nominonte Bora Zemanin e më pas u vetëkorrigjua duke thënë se ishte Kiara ajo që donte të nominonte.

Së fundmi, Blendi ka ndarë një foto me Borën në Instagram duke thënë se “Borën e duam në çdo stinë” dhe e ka shoqëruar më hashtagun “unike”.

Kjo nga një pjesë e fansave është parë edhe si ironi ndaj Kiarës, duke shperthyer ne komente.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.