Pas përgjigjeve që kandidatja për Ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në shtetin e Izraelit, Meri Kumbe, u dha deputetëve të Komisionit në këtë seancë dëgjimore, deputeti i PD Tritan Shehu ndërhyri duke thënë se nuk mori përgjigje për pyetjen e tij.
Më herët Shehu e pyeti Kumben nëse Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Jerusalem, por kandidatja nuk e ka dha një përgjigje.
Pas replikës së Shehut, ka reaguar drejtuesja e Komisionit, Mimi Kodheli, e cila i tha Kumbes që i sugjeronte të mos përgjigjej.
Kodheli-Ju ftoj të mos i përgjigjeni kësaj pyetje
Shehu-Po shkelni rëndë këtë rregulloren e komisionit
-Ju ftoj të mos i përgjigjeni dhe mbase do të kemi kohë që këtë ta diskutojmë ne në një komision politikisht, sepse kaq shumë punë për të çuar më tej në pozicionin tuaj të ri, sa ne do kemi mundësi që t’ju vëzhgojmë. Unë ju ftoj, ju zgjidhni vetë. Jemi në fund të diskutimit..
-Jo nuk jemi në fund, dua përgjigjen e kësaj pyetje po më censuroni, keni frikë dhe bëni si struci dhe fusni kokën
-Patjetër, do ta dëgjojmë, vetëm protagonistin mos e bëni, keni mundësi ta bëni gjatë gjithë jetës suaj
-Unë bëj anëtarin e komisionit dhe jam në të drejtën time të bëj pyetje
-Dhe unë jam në të drejtën time të bëj komente… të lutëm, do marr një notë pakaluese herën tjetër
-Ndaj kemi 10 vjet që qeverisim