176
Gjatë spektaklit të mbrëmshëm sërish në qendër të diskutimeve ka qenë Donaldi dhe Einxhel dhe teksa po flisnin për mënyrën se si sillet Donaldi jashtë mureve të shtëpisë së Big Brother VIP, Monika Lubonja ka thënë një fjali epike për aktorin vlonjat.
Ajo po i kundërvihej Einxhel Shkirës për disa etiketime të kësaj të fundit për Donaldin dhe, mes shumë fjalësh, u shpreh: “Kam punuar me Donaldin te një produksion tjetër dhe mbaj mend shumë gjëra. Kur ai njohu Borën, e mbaj mend mirë që nuk na vinte në prova. Më falni, por Bora i mori mendjen dhe ai nuk vinte”.
Einxhel po qeshte pas kësaj deklarate të Monikës, kurse Donaldi u vu në siklet. “Eh, tani filluat të na bëni dokumentarë këtu në shtëpi”. Ka të drejtë, se u teprua me temën e tij.