Momente ankthi, si e përjetuan dy lojtarët e Tiranës fundin e derbit nga tribuna (video)

Tirana ka barazuar në derbi ndaj Partizanit në një sfidë ku bardheblutë luanin me shumë mungesa të rëndësishme për dëmtime e pezullime. Dy prej emrave më të rëndësishëm që ndoqën sfidën nga tribuna, ishin Florent Hasani dhe Ardit Hila.

Të dy munguan në këtë ndeshje për shkak kartonësh dhe ishin të detyruar ta shihnin sfidën si tifiozë të thjeshtë.

Dhe ashtu si tifozët bardheblu, edhe ata e përjetuan me ankth këtë duel në çastet e fundit të tij, duke pritur vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit Kreshnik Cjapi., siç tregon video e mëposhtme.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës