Mitaj, vëzhguesit e Juventusit e ndoqën në ndeshjen Shqipëri-Kili: ZBULOHET VENDIMI I MARRË

Mario Mitaj

Mario Mitaj ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në radhët e Kombëtares shqiptare, pavarësisht humbjes 0-3 përballë Kilit në miqësoren e zhvilluar në Parma. Sipas mediave italiane, të deleguarit e Juventusit kanë ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Kili, duke parë kështu edhe paraqitjen e Mario Mitajt.

“Juventus Neës 24” shkruan se 20-vjeçari i ka bërë përshtypje drejtuesve bardhezinj me performancën e tij në fushë, duke tërhequr vëmendjen e skautëve. Mitaj mund të jetë një objektiv për Juventusin duke pasur parasysh talentin e tij të madh dhe dëshirën e klubit për t’u fokusuar mbi të gjitha te të rinjtë.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)