Mirlind Daku nxjerr “xixa” në Rusi, gol dhe asist kundër Zenit-it (video)

Mirlind Daku

Mirlind Daku po kalon një formë fantastike. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po shkëlqen me Rubin Kazan në Rusi dhe kësaj rradhë duke qenë protagonist absolut në ndeshjen përballë gjigantëve të Zenit.

Bomberi shqiptar realizoi golin që zhbllokoi rezultatin në minutën e 50’, por nuk do të mjaftohej me kaq. Në minutën e 67’ do të vinte edhe goli i dytë ku Daku ishte autori i asistit.

Thjeshtë fantastik duke treguar edhe një herë tjetër që nuk ka ndërmend të ndalet pa parë emrin e tij në listën e Shqipërisë në Europian. Ky është goli numër 6 i Dakut në kampionatin rus.Sulmuesi kuqezi numëron gjithashtu edhe 4 asiste me fanellën e Rubin Kazanit.

 

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)