Milan në derbi ishte dukshëm inferior ndaj Interit dhe në klubin kuqezi kanë vendosur të ndryshojnë trajner pas një fund sezoni ku kanë pak se ç’të kërkojnë, pasi kualifikimi në Champions është siguruar, teksa sfida me Juventusin mund të sjellë edhe sigurimin e vendit të dytë.
Me presidentin Cardinale thellësist të zhgënjyer, në klubin kuqezi po studiojnë alternativat për stolin dhe në listë ka dalë një emër i ri. Bëhet fjalë për Domenico Tedescon, teknikun aktual të Belgjikës. Në Bundesligë ka drejtuar Schalken dhe Leipzigun, me të fundit ka fituar Kupën e Gjermanisë. Në shkurt 2023 u emërua si trajner i Belgjikës, ku, pasi siguroi kualifikimin në Euro 2024, mori si shpërblim rinovimin e kontratës deri në 2026.
Tedesco i shtohet një liste kandidatësh që është e destinuar të reduktohet deri në përzgjedhjen finale. Lopetegui, Paolo Fonseca, ish trajner i Romës dhe tani te Lille, është një tjetër kandidat. Marcelo Gallardo, trajner aktual i Al-Ittihadit. Nga Argjentina fluturoi direkt e në Arabi, ku sot mban vendin e katërt në Saudi Pro League.
Një tjetër kandidat është Christophe Galtier, nga tetori i 2023 në Katar me Al-Duhail. Në karrierën e tij nga mbijetesa me Saint-ettiene te kryesimi në Ligue 1 me Lille në verën e 2021. Në Francë ka drejtuar dhe Nisën dhe PSG, ku fitoi kampionatin.
Është kjo lista aktuale e Milanit, me klubin që i duhet të zgjedhë një udhëheqje të re teknike, pasi ky Milan nuk po bind. Antonio Conte për momentin mbetet thjesht një emër hipotetik.