Ditën e hënë në orën 20:45 do të luhet derbi mes Milanit dhe Interit. Një shfaqje globale për të mos u humbur, me sfidën që do të transmetohet në mbi 200 vende. Nga njëra anë është Inter, i cili në rast fitoreje do të fitonte matematikisht yllin e dytë me 5 javë nga përfundimi i sezonit, dhe nga ana tjetër është Milan që do të kërkojë të bëjë gjithcka për të penguar kushërinjtë të festojnë titullin kampion para tyre. Suksesi i fundit i kuqezinjëve daton më 22 shtator të vitit 2022.
Ajo që të bën përshtypje është fakti se Stefano Pioli në konferencën për shtyp kishte aluduar për praninë e një spiuni në dhomën e zhveshjes së Milanit. E vërtet duhet të ketë një të tillë, duke qenë se formacioni i ndaj Inter është zbuluar para kohe.
Trajneri i Milan, pranë largimit, por me mundësinë për t’i dhënë një gëzim të fundit tifozëve të tij, po mendon të vendosë Rafa Leao në rolin e qendërsulmuesit mbrëmjen e sotme kundër Inter. Kështu, Olivier Giroud do e nisë nga pankina.Në ndihmë të portugezit në rolin e tij të ri do të jenë Pulisic, Loftus-Cheek dhe Musah, në mesfushë Reijnders dhe Adli. Ndërsa mbrojtja do të formohet nga Tomori e Gabbia në qendër, Theo dhe Calabria në krahë. Në portë i palëvizshëm Maignan.
Në anën tjetër, atmosfera është krejtësisht ndryshe, me fansat të emocionuar. Inzaghi u kërkon lojtarëve të tij që të bëjnë një përpjekje të fundit dhe ai do të jetë në gjendje të luajë ekipin më të mirë. Sic shihet në formacion, të gjithë lojtarët do të jenë të gatshëm. Derbi I së hënës do të jetë përballja e 180 në kampionat mes Milanit dhe Interit. Bilanci anon nga zikaltërit që kanë fituar 69 ndeshje, kuqezinjtë kanë 54 suksese, ndërsa 56 ndeshje kanë përfunduar në barazim.