Zi në familjen e Dinamos! Met Nallbani, ish-kryetifozi ndahet nga jeta

by KLIKOJE.AL

Një lajm i trishtë për të gjithë tifozët e Dinamos por jo vetëm. Tifozi më i “zjarrtë” i skuadrës kryeqytetase, Met Nallbani ka ndërruar jetë. Meti ishte simbol i klubit Dinamo, ish-kryetifoz dhe ish-anëtar i bordit drejtues të klubit Dinamo. Ai ishte themelues dhe ideator i organizimeve të tifozerisë ndër dekada.

Në nder të tij një rrugë pranë Kompleksit Dinamo mban emrin e tij. Prej kohësh, tifozi vuante nga një sëmundje e rëndë çka bëri që vitet e fundit Met Nallbani të mos e ndiqte më Dinamon në stadium. Postimin për ndarjen nga jeta e ka bërë faqja “1950” në rrjetet sociale.

POSTIMI

Me hidherim te thelle njoftojme ndarjen nga jeta te tifozit legjende te Dinamos MET NALLBANI.
Nje jete prane Dinamos me banderola me vete dhe gjithmone prane ekipit ne stervitje dhe ndeshje.
METI do mbetesh i paharruar nga cdo dinamovit, sa te kete Dinamo do kujtohet edhe emri yt.
Ngushellime familjes! Prehu ne paqe legjend.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.