Mesfushori i Kombëtares shënon gol, shokët e ekipit godasin me shqelma dhe e dëmtojnë gjatë festës (video)

by KLIKOJE.AL

Arbnor Muçolli vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm tek suedezët e Goteborg. Këta të fundit luajtën mesditën e sotme ndeshjen përballë Djurgarden.

Kjo ishte një sfidë e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit suedez, teksa dhe në këtë ndeshje ishte mesfushori i Kombëtares që u shfaq protagonist. Ndeshja përfundoi 2-1 në favor të ekipit të shqiptarit, por ishin miqt e Djurgarden që shënuan të parët.

Për barazimin mendoi pikërisht Muçolli që shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 77-të. Vetëm 9 minuta më vonë Goteborg përmbysi me Berg.

Gjatë festimit të golit, mesfushori shqiptar u shty dhe u godit me shqelma në shenjë gëzimi nga shokët e ekipit. Sikur të mos mjaftonte kjo, i njëjti futbollist edhe e goditi me shkelm atë, në shenjë feste, para se një tjetër lojtar të kuptonte problemin e Muçollit dhe t‘i vinte në ndihmë futbollisti të kombëtares shqiptare.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.