Një dhëndër u martua me shtatë gra në të njëjtën ditë dhe dy prej tyre janë motra. Sipas mediave të huaja Habib Nsikonnene një “shërues i njohur tradicional” organizoi dasmën e pazakontë në Ugandë. Megjithatë, 43-vjeçari nuk po ndalet me kaq dhe ka thënë se planifikon të ketë edhe më shumë gra në mënyrë që të mund të arrijë një objektiv prej 100 fëmijë.
![](https://klikoje.al/wp-content/uploads/2023/09/640-0-65041291af2c6.png)
“Në familjen time jemi shumë pak, ndaj dua të bëj shumë fëmijë që të krijojmë një familje të madhe”- tha dhëndri. Në përgatitje për dasmën e tij, ai i dha secilës prej grave të tij makina të reja dhe gjithashtu i dhuroi prindërve të tyre një sërë dhuratash duke përfshirë motoçikleta.
![](https://klikoje.al/wp-content/uploads/2023/09/640-0-650412908d647.png)
Habibi u martua me secilën nga nuset veç e veç në një ceremoni tradicionale në shtëpitë e tyre. Nuset mbërritën më pas me automjetet e tyre me targa të personalizuara mes një flote prej 40 limo dhe 30 motoçikletash. Në pritje, Habibi i lavdëroi gratë e tij duke u thënë të ftuarve:
“Gratë e mia nuk kanë xhelozi mes tyre, i prezantova veçmas dhe u martova me të gjitha për të bërë një familje të madhe të lumtur”.