Mes festës së titullit dhe stadiumit të tejmbushur, AF Elbasani mposht Bylisin në frymën e fundit (video)

AF Elbasani

AF Elbasani e ka mbyllur këtë sezon të rregullt të Kategorisë së Parë. duke mundur me shifrat 3-2 Bylisin në ndeshjen të cilën ballshiotët pranuan ta luanin në “Elbasan Arena” për të respektuar kampionët e kategorisë. Ndryshimi u bë që gjithçka të kthehej në festë dhe ashtu ka qenë, pasi stadiumi ka qenë i tejmbushur me mijëra tifozë të pranishëm që deshën të ishin pranë verdhebluve.

Dy skuadrat në fushën e lojës nuk kanë zhgënjyer, duke dhuruar një ndeshje interesante, me raste për shënim. Ishin elbasanllinjtë ata të cilët shënuan të parët me anë të Grecës, por brenda pak minutash, ballshiotët gjetën dy herë rrugën e rrjetës, duke mbyllur në avantazh pjesën e parë të takimit. Në të dytën, skuadra e Nevil Dedes u përpoq që të zgjidhte në çdo mënyrë sfidën, duke u përballur me mbrojtjen e kujdesshme të Bylisit.

Por në fund, një supergol i Gavës dhe një devijim me kokë i Hoxhajt në shtesë, sollën fitoren 3-2 të Elbasanit, i cili e mbylli kështu në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)