Mes dhunës dhe frikës, Erzeni fundos Kukësin drejt Kategorisë së Parë

Erzeni ka mposhtur me përmbysje Kukësin në një “finale” mbijetese të luajtur në “Kukës Arena”, me rezultatin 1-2, e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Ishin vendasit që kaluan në avantazh në pjesën e parë me anë të Salamit në minutën e 31’, teksa përmbysja e madhe erdhi në pjesën e dytë me Kahrimanoviç dhe Zekën që shënuan në harkun e 4 minutave, gjë që solli më pas dhe kaosin në lojë, në minutën e 64’.

Tifozët verilindorë, të irrituar u futën në fushën e lojës, gjë që solli ndërprerjen e saj për disa minuta, ku u kërkua boshatisja e stadiumit. Pas marrjes së vendimit të dhënë nga arbitri kryesor dhe delegati i sfidës, skuadrat u rikthyen në fushë për të luajtur minutat e mbetura, me rezultatin që nuk ndryshoi.

Kështu Kukësi vazhdon në vendin e fundit, që mori një “shuplakë” të dyfishtë, ku rrezikon dhe dënimin pas sjelljes së gabuar të tifozëve. Nga ana tjetër, Erzeni shpreson te mbijetesa, duke u ngjitur në vendin e tetë me 26 pikë.

Related posts

“Nuk dorëzohemi kurrë”/ Mesazh force i Gvozdenovic pas humbjes ndaj Egnatias: Duhet të përgatitemi, s’kemi zgjidhje tjetër

“Merita e lojtarëve”/ Nevil Dede përulës pas triumfit të madh, tregon për kë e kishte puthjen

Egnatia jep mesazh titulli, 4 gola dhe dominim absolut ndaj Elbasanit (video)