Merr fund saga e vuajtjeve te Tirana, bardheblutë sigurojnë Superioren në frymën e fundit

Tirana 1 – 0 Pogradeci 

Tirana ka arritur të mposhtë Pogradecin me rezultatin minimal 1-0 në “Elbasan Arena” në minutat e fundit të ndeshjes. Bardheblute do të luajnë sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore pasi arritën të triumfonin sot.

Ndërsa Pogradeci do të luajë sërish në Kategorinë e Parë. Merr fund ëndrra e madhe e liqenorëve të cilët arritën të eliminonin Burrelin dhe Besën e Kavajës në Play Off por jo bardheblute.

90’ GOL TIRANA! Një autogol i mbrojtjes së Pogradecit

42’ Anulohet goli i Tiranës, ka një faull në sulm

38’ GOL TIRANA! Shënon Soler

16’ Super pritje e Staniç, portieri i Pogradecit ndaj Zharmunin

6’ Mundësi e mirë e Tiranës me Ndrecën

1’ Starton sfida në “Elbasan Arena”

FORMACIONET ZYRTARE:

Tirana: Selmani, Kola, Dembele, Mici, Vera, Soler, Rafael, Përgjoni, Haxhiu, Ndreca, Jarmouni. Trajner: Bledi Shkëmbi

Pogradeci: Staniç; Danlandi, Ivan, Shkulaku, Lila, Vokrri, Pengu, Zguro, Krasniqi, Raza, Alidema. Trajner: Ardian Mema.

Kategoria Superiore: Play Out

Stadiumi: “Elbasan Arena”

Arbitër: Andi Koçi

Ndërkohë një ditë më parë në një intervistë trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi ka thënë:

DEKLARATA E BLEDI SHKËMBIT

“Vendimtare, ndeshja e fundit, e sezonit. Më gëzon në stërvitje se janë rikthyer 2-3 futbollistë, që ndeshjen e fundit kishin probleme. Jemi stërvitur mirë, kemi folur nga ana psikologjike, për pjesën që duhet të luajmë të qetë, të luajmë futbollin më të mirë të mundshëm që kemi luajtur në këtë kampionat, shpresojmë të… KLIKO KËTU PËR LAJMIN E PLOTË

Related posts

Pa trajner, drejtor sportiv dhe lojtarë, Tirana shtyn datën e përgatitjeve

Gvozdenovic kërkon nga presidenti një sforco në merkato, piketon mesfushorin e Dinamos (EMRI)

E FUNDIT/ Ardian Ismajli arrin marrëveshjen me klubin e ri, do të përfitojë 1.1 mln euro në sezon

Comments are closed

Add Comment