Merluci dhe oktapodi fusin në grindje skuadrën e Manchester/ Receta e kërkuar nga Ronaldo, nuk pëlqehet nga të tjerët

Grindje për punë ushqimi. Duket dicka banale, por kur bëhet fjalë për përditshmërinë merr konotacion serioz. Pikërisht recetat e kërkuara nga Cristiano Ronaldos ka krijuar pakënaqësi te shokët e skuadrës së Manchester United. Sulmuesi portugez bindi kuzhinierët e klubit që të shtonin disa pjata të tij të preferuara në menunë e mensës, por disa lojtarë nuk e kanë preferuar atë ushqim.

Vetëm pak ditë më parë portieri Lee Grant pranoi se lojtarët e Manchester United, pasi panë CR7 të porosiste vetëm kuinoa dhe avokado, hoqën dorë nga ngrënia e ëmbëlsirës. Në fakt, ata kishin vendosur të ndiqnin shembullin e ish-sulmuesit të Juventusit dhe të ushqeheshin shëndetshëm. Kështu ata i kishin thënë lamtumirë ëmbëlsirës të tyre të zakonshëm. Megjithatë situata po del pak nga kontrolli dhe tensionet e para po fillojnë të shfaqen. Cristiano Ronaldo është shumë i shqetësuar dhe i rreptë kur bëhet fjalë për dietën e tij dhe natyrisht ai gjithashtu ndjek një dietë specifike në qendrën stërvitore. Një burim pranë klubit zbuloi për “The Sun” se zgjedhjet e Ronaldos kanë ndarë dhomën e zhveshjes. Në fakt, disa do të ishin më të prirur për diçka pak më klasike.

Në krye të listës së sulmuesit është një pjatë tradicionale portugeze, Bacalhau, një recetë tipike e bazuar në merluc, me qepë dhe vezë. Një ushqim tjetër i përfshirë në menu, oktapodi, i pëlqyer nga CR7 por shumë më pak nga shokët e skuadrës. Tani lojtarët kanë filluar të tërhiqen: “Cristiano Ronaldo është shumë i dhënë pas proteinave, gjëra të tilla si feta proshute, vezë, avokado dhe kuzhinierët po përpiqen ta ndihmojnë me gatime shtëpie. Ai gjithashtu e do oktapodin, por shumica e djemve nuk e preferojnë atë”, thotë burimi i “The Sun”. Por ky fakt vështirë se mund ti ndryshojë gjërat në Old Trafford. Në fron është ulur mbreti dhe dëshirat e tij nuk vihen në diskutim…

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull