Merkato me “silenciator”, Kukësi prezanton ish-lojtarin e Bylisit (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Klubi i Kukësit vazhdon të përforcojë radhët e tij me lojtarë, pasi u larguan pjesa më e madhe e futbollistëve që mbyllën sezonin e kaluar me verilindorët. Trajneri Rraman Hallaci duhet të ndërtojë nga e para grupin ndaj verilindorët po punojnë për të afruar elementë që bindin teknikun.

Firma e radhës sot ishte ajo e mbrojtësit Vasili Zhongo. Lojtari 23-vjeçar, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe në Greqi apo në SHBA, në sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Bylisit.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Vasili Zhongo është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

23-vjeçari, i lindur në Athine vjen te Kukësi nga kampionati shqiptar ku së fundmi ka qenë pjesë e FK Bylis!”, shkruhej në njoftimin e klubit në rrjetet sociale.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.