Merkato e verës ishte e vrullshme për Tiranën me 13 lojtarë të afruar e 11 të larguar, por situata me Gugash Maganin në stol mund të ndryshojë në janar. Në fakt, fitorja me Bylisin ishte nga ato që ndryshojnë objektiva, nga ato të afta të riformatojnë strategji, e që sjellin eufori në skuadër, vetëm se kaq nuk mjafton. E nëse në merkaton e janarit bardheblutë do të shkojnë në distancë të pranueshme me katër vendet e para, atëherë merkato do të jetë e fuqishme.
Në këtë pikë, do të shihet përballja me Elbasanin në transfertë, e decisive wshtw përplasja ndaj Partizanit kryesues një javë më pas . Vetëm se te Tirana besojnë shumë se gjërat do të shkojnë në favor të Maganit, me janarin që mund t’i plotësojë organikën, me lojtarët që tekniku ka kërkuar, e me të cilët drejtori sportiv, Agim Ibrahimi është vënë në lëvizje personalisht.
Tekniku fillimisht ka kërkuar një qendërsulmues me tiparet e Ëalid Zharmuni, francezi aktualisht po mban gjithë peshën kryesore, pavarëisht se në dispozicion është dhe Bajrovic, por lojtari ende nuk ka përmbushur pritshmëritë. Të parashikuara janë dy emra të fortë të fortë në mesfushë e mbrojtje dhe sigurisht krijimi i alternativave për Gugash Maganin. Portieri Leon Kozi është i larguar në janar, për shkak se portieri nuk ka pranuar rinovimin e kontratës, megjithatë, aspekti që mund të shqetësojë disi Tiranën është fakti se Ian Soler mund të sakrifikohet në merkaton e janarit, gjithmonë nëse vjen një ofertë e kënaqshme. 28-vjecari ka firmosur vetëm për një vit kontratë dhe drejtuesit bardheblu po mundohen të bindin spanjollin për të firmosur dhe për një sezon tjetër, në mënyrë që të mos largohet me parametra zero.