Myku i lëkurës është një infeksion i pakëndshëm që shkakton djegie dhe kruarje të lëkurës.
Ky infeksion pushton keratinën e vdekur, një proteinë që gjendet tek lëkura, thonjtë dhe flokët, dhe mund të shfaqet në zona të ndryshme.
Më poshtë do të mësoni shkaqet e shfaqjes së mykut, si ta dalloni dhe si ta trajtoni atë.
Shkaqet E Shfaqjes Së Mykut Të Lëkurës
Disa prej shkaktarëve kryesore të mykut të lëkurës janë:
Sistemi i dobët imunitar
Ngjitja e infeksionit nga burime të tjera siç janë pishinat
Mungesa e higjenës, djersitja dhe lagështia e tepërt.
Ushqyerja e keqe dhe mungesa e vitaminave
Stresi.
Si Mund Të Dalloni Nëse Vuani Nga Myku I Lëkurës
Simptomat e mykut të lëkurës janë lehtësisht të dallueshme.
Zakonisht, në lëkurë vërehen njolla ose puçra të ngjyrave dhe madhësive të ndryshme.
Ato kanë formë rrethore dhe skuqen lehtë.
Lëkura djeg ose kruhet.
Kurat Më Të Mira Kundër Mykut Të Lëkurës
Regjimi Ushqimor
Sipas studimeve rekomandohet që të shmangni mishin e kuq, miellin e bardhë, sheqerin, qumështin e lopës.
Hani më shumë fruta, sidomos agrume që fuqizojnë sistemin mbrojtës të organizmit dhe e pastrojnë atë.
Kosi Natyral
Kosi përmban lactobacite, baktere të mira që luftojnë mykun.
Atë mund ta aplikoni direkt mbi lëkurë.
Lëngu i Limonit
Acidi citrik tek limoni është shumë efikas kundër mykut të lëkurës.
Atë duhet ta përdorni natën sepse gjatë ditës mund të shkaktojë çngjyrosje të lëkurës.
Lëngu I Boronicës Së Kuqe
Lëngu i këtij fruti të shëndetshëm e lufton mykun nga brenda dhe jashtë.
Gjethja E Ullirit
Sipas të dhënave gjethja e ullirit forcon sistemin imunitar dhe eliminon mykun.
Ju mund t’i merrni këto përfitime duke pirë çajin e gjethes së ullirit ose duke e aplikuar atë në lëkurë.
Kripa E Detit
Përzieni dy lugë gjelle me kripë deti dhe një gotë me ujë.
Pasi kripa të tjetë tretur mirë, me këtë solucion lyeni zonën e prekur të lëkurës disa herë në ditë.
Hudhra
Hudhra është padyshim një nga kurat më të mira natyrale kundër mykut të lëkurës.
Hudhrën mund ta konsumoni cdco ditë me stomak bosh ose ta shtypni atë dhe ta aplikoni në lëkurë.
Vaji i Rigonit
Hidhni dy ose tre pika me vaj rigoni në një gotë me ujë dhe pijeni.
Përzieni sasi të barabarta të vajit të ullirit dhe atij të rigonit dhe masazhoni lëkurën.
Vaji I Arrës Së Kokosit
Ky vaj është i pasur me acide yndyrore që shkatërrojnë mykun.
Atë mund ta aplikoni në zonën e prekur të lëkurës dy deri në tre herë në ditë.
Uthulla E Mollës
Uthulla e mollës rregullon pehashin natyral të lëkurës dhe parandalon shumimin e mykut.
Përzieni 2 lugë gjelle me ujë dhe një lugë gjelle me uthull molle.
Pasi uthulla të jetë tretur në ujë, përdorni një garzë për ta aplikuar atë në lëkurë.
Shafrani I Indisë
Kjo erëz aromatike është një armike e lindur e mykut dhe infeksioneve.
Atë mund ta hidhni direkt mbi lëkurë dhe ta mbani për disa orë ose ta konsumoni duke e pirë me qumësht dhe mjaltë.
Aloe Vera
Vlerat e aloe verës janë të panumërta dhe përfshijnë eliminimin e mykut.
Aplikoni mbi lëkurë xhelin e freskët të bimës disa herë gjatë ditës.
Suksesi i këtyre kurave qëndron në aplikimin e vazhdueshëm të tyre bashkë me mbajtjen e një higjene të mirë.
Burimi: AgroWeb.org