Serotonina është përgjegjëse për ndjenjën e lumturisë dhe mirëqenies, ndaj edhe shpesh njihet si hormoni apo transmetuesi i lumturisë.
Ajo transmeton sinjalet nervore të trurit dhe ndihmon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore, kujtesës, gjumit dhe tretjes.
Nivelet e ulëta të serotoninës në trup, nxisin depresionin, vetëvlerësimin e dobët, acarimin nervor dhe ankthin.
Për më tepër kur këto nivele janë të ulëta, nuk arrijmë të përqendrohemi, harrojmë shpejt, kemi neps për sheqerna dhe gjumë të mundimshëm.
AgroWeb.org ju ofron 10 mënyra se si të përmirësoni nivelet e serotoninës në mënyrë natyrale.
Rrini në diell
Dielli ofron vitaminë D që luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e serotoninës.
Nivelet e serotoninës bien në dimër dhe rriten gjatë verës.
Rrjedhimisht sigurohuni të merrni sa më shumë vitaminë D.
Aktiviteti fizik
Stërvituni deri sa të djersiteni.
Djersitja mund t’ju duket e rëndomtë por luan rol në prodhimin dhe çlirimin e serotoninës.
Ushtrimet si vrapi, çiklizmi, noti dhe kërcimi janë idealë për rritjen e nivelit të serotoninës.
Nëse jeni përtacë nga natyra, përpiquni të ecni të paktën 15 minuta në ditë.
Do të shikoni ndryshim.
Angazhimet sociale
Kaloni më shumë kohë më miqtë dhe familjen.
Lidhjet miqësore nxisin çlirimin e oksitocinës që stimulon çlirimin e serotoninës.
Me lidhje miqësore nuk nënkuptojmë ato virtuale.
Ndërveprimet njerëzore në jetën e vërtetë janë të nevojshme për të qenë të lumtur dhe të shëndetshëm.
Mos pini alkol
Alkoli shkakton mërzi dhe depresion.
Rrjedhimisht nivelet e serotoninës bien ndjeshëm duke i çelur rrugën ndjenjave depressive.
Për më tepër, alkoli nxit sjelljet agresive.
Nëse vuani nga pagjumësia, ndryshimet në oreks apo humor, hiqni menjëherë dorë nga alkoli.
Pozitiviteti
Jini optimistë dhe pozitivë.
Mos e humbni toruan ndaj problemeve të vogla e të mërzitshme që ulin prodhimin e serotoninës.
Stresi emocional dhe ai fizik çojnë në prodhimin e adrenalinës dhe kortizolit që ndërhyjnë në prodhimin e serotoninës.
Kur ndiheni të rrënuar emocionalisht, kujtoni një ngjarje të bukur, njerëz të mirë apo momente që ju kanë bërë të qeshni me shpirt.
Qeshni edhe nëse nuk ju qeshet, deri në momentin që buzëqeshja juaj do të jetë e vërtetë.
Lumturia nis nga stomaku
Serotonina varet nga shëndeti i stomakut.
Konsumoni ushqime të pasura me baktere të mira që do e mbajnë stomakun të shëndetshëm.
Kosi është një prej tyre. Lexoni këtu për ushqimet me baktere të mira.
Ha që të jesh i lumtur
Ushqimet e duhura mund të të bëjnë të lumtur.
Buka, makaronat dhe orizi i bardhë rrisin nivelet e sheqerit në gjak dhe e ulin nivelet e serotoninës duke ju bërë të ndiheni më të mërzitur e të trishtuar.
Zgjidhni patate të ëmbla, tërshërë, thjerëza dhe fasule të pasura me vitamina B të cilat janë thelbësore për sintetizimin e serotoninës.
Jini të lumtur duke e ushqyer trurin dhe trupin ashtu siç duhet.
Burimi: AgroWeb.org