Menu vjeshte – Rizoto me kërpudha dhe shafran

Në ndryshim nga rizotoja klasike, receta e mëposhtme ka më pak përbërës, kërkon më pak kohë për t’u përgatitur dhe është një pjatë shumë e shëndetshme dhe e shijshme.

Përbërësit për 4 persona:

350g oriz,

1 qepë e vogël,

1 gotë verë e bardhë,

250g salsiçe të freskëta,

30g kërpudha porçini të thata,

50g gjalpë, 50g djathë Parmigiano,

lëng zarzavatesh i valuar,

1 bustinë shafran dhe majdanoz i freskët.

Përgatitja:

Salsiçeve u heqim lëkurën dhe i copëtojmë në thërrime. Kërpudhat i vëmë në një tas me ujë të vakët të hidratohen.

Qepën e grijmë hollë dhe e skuqim në tenxhere me 30gr gjalpë. Shtojmë salsiçet dhe kur këto të jenë skuqur, i shuajmë me verë. Hedhim orizin, e skuqim për pak minuta dhe shtojmë kërpudhat dhe pak nga uji i tyre.

Shtojmë lëng të valuar sipas nevojës derisa orizi të jetë zier. Kur mungon pak kohë që orizi të jetë zier, hedhim shafranin e tretur me pak ujë. Kur orizi të jetë zier, e përziejmë me gjalpin që na ka mbetur dhe djathin Parmigiano.

E shërbejmë me majdanoz të grirë të freskët.

Related posts

Pogaçe e ëmbël – Receta e shijshme që kënaq gjithë familjen!

Akullore me kos dhe fruta – Receta me freski dhe shije perfekte!

Si të përgatisni ujin e freskët me shalqi me plot vlera!