Napoleon Hill, shkrimtar amerikan, u lind më 26 tetor1883 dhe vdiq më 8 nëntor 1970. Libri i tij më i njohur “Mendo dhe bëhu i pasur” është ndër librat më të shitur në botë të të gjitha kohërave.
Per të shkruar këtë libër autori u angazhua që të intervistonte 500 persona që kishin arritur të bëheshin milionerë, për të zbuluar formulëne suksesit të tyre. Projekti i ndèrmarrë zgjati më se 20 viet.Më 1937, pas një periudhe katèrvjeçare si këshilltar i presidentit Franklin D. Roosevelt, u botua vepra më e njohur e Hillít “Mendo dhe bëhu i pasur”, një ndër librat më të kërkuar në botë. “Mendo dhe bëhu i pasur” është një shtysë e shkëlqyer motívuese për zhvillimin e intelektit personal, ndërsa nga titulli nënkuptohet se ky libër trajton temën se si të bëhesh i pasur.
Autori shpjegon se filozofia që mësohet në libër, mund të përdoret për t’i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat e jetës dhe të bējnë ose