Mëkat! Shqipëria prodhon lojë por del pa pikë ndaj Polonisë, vendos goli i Swiderskit

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan në pjesën e parë nga Swiderski (41′) i dhuroi fitoren polakëve, në një ndeshje ku kuqezinjtë patën mundësinë për të marrë diçka më tepër.

Nuk nis në mënyrën e duhur as aventura e trajnerit Sylvinho në krye të Shqipërisë, por skuadra e tij tregoi një fytyrë ndryshe. Duke nisur që nga skema e përdorur, me një 4-3-3, që dha sinjalin se ndaj Polonisë ishim të barabartë. Shqipëria doli duarbosh në një ndeshje ku mund të merrte pikë për atë që lojtarët kuqezi dhanë në fushë, sidomos në pjesën e dytë, ku nuk munguan rastet për gol.

Kombëtarja rikthehet në fushë në qershor, ndaj Moldavinë dhe Ishujve Faroe. Në anën tjetër, polakët marrin tri pikët e para në grupin E dhe pozicionohen të dytët pas dy ndeshjesh. Çekia u ndal në një barazim 0-0 në Moldavi.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)