Mehmeti kërkon të rikthejë Dinamon e madhe, për merkaton piketon dy mesfushorët (EMRAT)

Nuk arriti të futej në Final-Four, por përmbushi misionin për të mbajtur Dinamon në Superiore, pas një starti katastrofik të sezonit. Tani Dritan Mehmeti kërkon të ndërtojë një skuadër që t’i përgjigjet mendimeve të tij për futbollin dhe kohë për të humbur nuk ka. Tekniku, sidoqoftë, i ka idetë e qarta në lidhje me përforcimet që i duhen dhe ia ka komunikuar presidentit Bardhi dhe drejtuesve të klubit.

Dy anësorë ofensivë, që i ka dëshiruar që në sezonin e kaluar në merkaton e dimrit, një qendërmbrojtës, dy mesfushorë qendre dhe një qendërsulmues. Nëse fleta me role është në tryezën e drejtuesve të paktën për mesfushorët e qendrës ata kanë emra konkretë.

Ardit Deliu në skadencë kontrate me Tiranën është i preferuari për teknikun, për të forcuar një repart gë mungesën e eksperiencës e kishte thembrën e akilit. Bashkë me 26 vjeçarin synohet edhe Bruno Dita i Shkëndijës, një njohje e vjetër e Superiores, që do ti bënte shumë punë mesfushës dinamovite. Të dy janë ende në bisedime, por të tentuar nga idea për tu bashkuar me projektin e ri.

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)