Me zë e figurë, Sneijder promovon Shqipërinë për në Euro 2024: Do të jetë skuadra surprizë e edicionit (video)

by KLIKOJE.AL

Sot do të hidhet shorti për grupet e Euro 2024 dhe Kombëtarja shqiptare do të njohë kundërshtarët e saj. Pas kualifikuesve që Shqipëria i mbylli në vendin e parë, kuqezinjtë renditen në vazon e dytë.

Performanca e Shqipërisë në kualifikuese ka qenë mahnitëse, ecuri e cila nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga një legjendë e futbollit si Wesley Sneijder. Ky i fundit u pyet se kush do të jetë skuadra surprizë e Europianit dhe hollandezi është përgjigjur “Shqipëria”.

Duket se Kombëtarja kuqezi nuk ka ndezur eufori dhe optimizëm tek tifozët shqiptarë, por edhe të huajt e shohin Shqipërinë si një kërcënim dhe ekip serioz në Europian.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.