Më shumë krah Argjirës sesa Gracianos! Marrëdhënia e moderatores me vjehrrën është për t’u pasur zili

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani janë një nga çiftet më të përfolur të momentit. Ata kanë vetëm pak javë që kanë pranuar hapur lidhjen e tyre të dashurisë dhe kanë marrë plotësisht mbështetjen e publikut. Puna e tyre e përbashkët në televizion ishte ajo që i çoi drejt lidhjes dhe tashmë ata shijojnë bashkë çdo sukses të njëri-tjetrit.

Madje, prej disa kohësh Argjira dhe Graciano jetojnë bashkë dhe fansat janë tepër kuriozë të mësojnë çdo detaj për marrëdhënien e çiftit.

E ftuar në “Ftesë në 5”, moderatorja u rrëfye si asnjëherë më parë për partnerin, po ashtu edhe për marrëdhënien e saj me vjehrrën.

“Pimë kafe çdo ditë. Vjehrra e ka punën përballë shtëpisë time, jemi komshie. Ajo çdo mëngjes që vjen te puna, i them hajde se kam bërë kafen turke, hajde te nusja. Kur shkojmë për të bërë shopping m’i çon të gjitha me rradhë, ta marr këtë, ta marr atë dhe unë i tregoj merre këtë, merre atë. Ka filluar të marrë këshillat e mia. E kam si shoqe të ngushtë, me Ornelën flas çdo gjë, që nga hallet me Gracianon, si nga hallet me shoqet, nga hallet e punës. Ajo e di çdo detaj. Është dashuri, e kam shumë xhan. E dua shumë”- tregoi Gjira.

Po ashtu, ajo rrëfeu një skenë ku vjehrra i kishte dalë në krah asaj dhe jo Gracianos.

“Tani që po filloj projektin e ri isha shumë e stresuar, por Graciano është kritikuesi im më i madh. Një ditë po më bënte shumë presion “Mos i ngelizho gjërat” dhe unë isha aq e stresuar sa edhe ky nuk më duhej fare. Në atë moment shpërtheu Ornela “Ore a do pushosh ti se të nxorra nga shtëpia! Boll! Mos ma ngacmo gocën se mjaftueshëm është e stresuar”- rrëfeu moderatorja.

Related posts

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)