219
Argjira Spanca dhe Graciano Tagani janë një nga çiftet më të përfolur të momentit. Ata kanë vetëm pak javë që kanë pranuar hapur lidhjen e tyre të dashurisë dhe kanë marrë plotësisht mbështetjen e publikut. Puna e tyre e përbashkët në televizion ishte ajo që i çoi drejt lidhjes dhe tashmë ata shijojnë bashkë çdo sukses të njëri-tjetrit.
Madje, prej disa kohësh Argjira dhe Graciano jetojnë bashkë dhe fansat janë tepër kuriozë të mësojnë çdo detaj për marrëdhënien e çiftit.
E ftuar në “Ftesë në 5”, moderatorja u rrëfye si asnjëherë më parë për partnerin, po ashtu edhe për marrëdhënien e saj me vjehrrën.
“Pimë kafe çdo ditë. Vjehrra e ka punën përballë shtëpisë time, jemi komshie. Ajo çdo mëngjes që vjen te puna, i them hajde se kam bërë kafen turke, hajde te nusja. Kur shkojmë për të bërë shopping m’i çon të gjitha me rradhë, ta marr këtë, ta marr atë dhe unë i tregoj merre këtë, merre atë. Ka filluar të marrë këshillat e mia. E kam si shoqe të ngushtë, me Ornelën flas çdo gjë, që nga hallet me Gracianon, si nga hallet me shoqet, nga hallet e punës. Ajo e di çdo detaj. Është dashuri, e kam shumë xhan. E dua shumë”- tregoi Gjira.
Po ashtu, ajo rrëfeu një skenë ku vjehrra i kishte dalë në krah asaj dhe jo Gracianos.