Me plot 3 milionë ndjekës/ Njihuni me “babain” e “Tik-Tok”-ut

Ai ka plot 3 milionë ndjekës. Summer Calyton nuk është akoma baba biologjik, por ai është “babai” i 3 milionë ndjekësve.

Edhe pse është vetëm 26 vjeç u vjen në ndihmë të gjithë atyreve që kanë humbur baballarët e tyre apo që nuk e kanë njohur.

Çdo javë ai ulet në tavolinën e kuzhinës dhe bën bisedë virtuale me ndjekësit e  tij.

Me vëmendje të madhe i dëgjon problemet e tyre,  madje shpesh përqendrohet  aq shumë saqë krijohet përshtypja që është “kokë e këmbë” me ta.

Clayton është trajner fitnesi në bazën ajrore të ushtrisë amerikane Columbus në verilindje të Mississippi-t.

Nuk është terapist apo trajner që i mëson të tjerët të tejkalojnë problemet që mund t’i kenë në jetë, por ai e bën këtë në mënyrë vullnetare dhe u vjen në ndihmë njerëzve që kanë probleme të ndryshme apo atyre që kanë nevojë për thjeshtë ngushëllim.

Edhe pse për disa kjo mënyrë e diskutimit është qesharake, për disa të tjerë kjo mënyrë komunikimi i ka bërë njerëzit të ndihen mirë. Madje, ndjekësit  e tij i kanë vënë nofkën ‘babai krenar’.

Ai nuk heziton të flasë me ndjekësit e tij edhe për ngjarjet ditore apo problematika të ndryshme politike.

Related posts

Shqiptarja që jeton në Izrael rrëfen situatën pas sulmeve të Iranit: U zgjuam të tmerruar…

Studimi australian ngre ALARMIN: Fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekraneve kanë gjasa të zhvillojnë probleme emocionale

NGJARJE TRAGJIKE/ U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje