Ai ka plot 3 milionë ndjekës. Summer Calyton nuk është akoma baba biologjik, por ai është “babai” i 3 milionë ndjekësve.
Edhe pse është vetëm 26 vjeç u vjen në ndihmë të gjithë atyreve që kanë humbur baballarët e tyre apo që nuk e kanë njohur.
Çdo javë ai ulet në tavolinën e kuzhinës dhe bën bisedë virtuale me ndjekësit e tij.
Me vëmendje të madhe i dëgjon problemet e tyre, madje shpesh përqendrohet aq shumë saqë krijohet përshtypja që është “kokë e këmbë” me ta.
Clayton është trajner fitnesi në bazën ajrore të ushtrisë amerikane Columbus në verilindje të Mississippi-t.
Nuk është terapist apo trajner që i mëson të tjerët të tejkalojnë problemet që mund t’i kenë në jetë, por ai e bën këtë në mënyrë vullnetare dhe u vjen në ndihmë njerëzve që kanë probleme të ndryshme apo atyre që kanë nevojë për thjeshtë ngushëllim.
Edhe pse për disa kjo mënyrë e diskutimit është qesharake, për disa të tjerë kjo mënyrë komunikimi i ka bërë njerëzit të ndihen mirë. Madje, ndjekësit e tij i kanë vënë nofkën ‘babai krenar’.
Ai nuk heziton të flasë me ndjekësit e tij edhe për ngjarjet ditore apo problematika të ndryshme politike.