Më në fund Arjola flet për shtëpinë që i dhuroi Big Brother Vip!

by KLIKOJE.AL

Aktorja Arjola Demiri, ish-banore e BBV, ka qenë sot e ftuar në “Wake Up”, ku foli për jetën jashtë, shtëpinë e re dhe marrëdhënien me Ilirin e Monikën.

Arjola Demiri: Ka pasur situata shumë të forta që kanë ndikuar në psiqikën time, por nuk jam gati për të folur dhe janë gjëra të cilat i kemi thënë shumë herë. Jam shumë krenare për televizionin në të cilin punoj, për dhuratën, jam shumë falenderuese.

Pyetje: Në cilën fazë je me shtëpinë e re?

Arjola Demiri: Shtëpia është në ndërtim. E kam bërë projektin, në mendje i kam të gjitha detajet. Po vendosim për ngjyrën e kuzhinës dhe të dhomave.

Pyetje: Çfarë ofertash të kanë ardhur deri tani?

Arjola Demiri: Më të shumtat janë nga Kosova. Me Kosovën kam pasur gjithmonë marrëdhënie të ngushtë, bëhet fjalë për dy emisione televizive, për serialin “Sha je be tu folën?” Besoj se këto janë mjaftueshëm në këtë moment. Jam shumë e lumtur padiskutim.

Edhe me Ilirin e Monikën kam raport shumë të mirë. Dje kisha një rol me Monikën në Portokalli. Dalja ka qenë me rikuperim më të vështirë, por marrëdhënia me Monikën ka qenë ajo që ka qenë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.