“Vëllai i Madh” kishte përgatitur një klip mjaft të veçantë në lidhje me Beniadën, si një nga personazhet mjaft të pëlqyer në rrjetet sociale. Videot e Beniadës në Tik Tok po bëjnë namin në rrjet me lapsuset e saj në lidhje me shqiptimet e fjalëve dhe me ngatërrimet e emrave.
Nuk mund të harrohen ato fjalët e saj për Butrintin dhe Ylli Limanin. Beniada ka qeshur me të madhe dhe ka pasur një surprizë edhe më të madhe, pasi produksioni i solli daja Pashukun që ne e kemi dëgjuar shpeshherë nga ajo ta përmendë brenda shtëpisë.
Ajo u lumturua shumë, megjithatë nuk mund të qëndronte pa lënë një batutë sërish.
“Daja Pashuku mendonte të më gjente një burrë në Shijak se ka burra të mirë. Pas kësaj videos më latë pa u martuar. Nuk më doli fati në Itali dhe tani në Shqipëri nuk do të më dalë fati, as këtu. Ça janë ato videot se na nxorët bojën”, – tha ajo duke shkaktuar të qeshura.