“Më kritikoni mua jo lojtarët”, Santos ndjen aromën e dështimit? Trajneri i Polonisë: E njoh potencialin e Shqipërisë

Fernando Santos mendon se ndeshja e nesërme mes Polonisë së tij dhe Shqipërisë, do të jetë një duel mes dy skuadrave që nuk do të kënaqen me barazimin. Tekniku i skuadrës polake, ka shpjeguar në konferencë për shtyp se vlerëson shumë ndryshimet që janë bërë në radhët e kuqezinjve, të cilët i ka përballuar edhe në të kaluarën kur drejtonte Portugalinë.

“As unë dhe jam i bindur as trajneri i Shqipërisë, nuk hyjmë në këtë ndeshje për të dalë barazim. Të dy skuadrat do të hyjnë në këtë ndeshje vetëm për të fituar. E njoh trajnerin kundërshtar, më pëlqen loja e tyre, është e organizuar në fushë, në gjendje të sulmojë, di të mbrohet dhe mendoj se të dy skuadrat do të dalin në fushë vetëm për një rezultat, për fitoren. Nuk ka rëndësi kur shënohet goli, goli mund të vijë edhe në minutën e 80, apo 90.

E rëndësishme është të fitohet ndeshja. Duhet të kemi durim, futbolli nuk është kush shënon sa më shpejt të jetë e mundur. Në pjesën e parë ndaj Ishujve Faroe nuk më pëlqyen disa gjëra dhe na u desh të ndryshonim. Por ato nuk kanë rëndësi nesër. Ishujt Faroe luajnë krejtësisht ndryshe nga Shqipëria. Në këto ditë kam bërë më shumë analizë për Shqipërinë se sa Ishujt Faroe.

Në fund, do të uroja që të mbështetni ekipin kombëtar, nëse do të kritikoni dikë, më kritikoni mua, jam mësuar me këtë. Lojtarët po stërviten shumë”, tha ndër të tjera Fernando Santos në konferencën e tij për shtyp.

Related posts

Feste te Vora, lojtari zbulon gjininë e bebit në mënyrën më të bukur (video)

TË GJITHË NË KËMBË! Ernest Muçi realizon golin e vitit me Besiktas, sulmuesi lë shenjën në Kupën e Turqisë (video)

Revolucion te Skënderbeu, klubi korçar prezanton 4 lojtarë para ndeshjes me Dinamon