Vajza e dhunuar barbarisht nga bashkëjetuesi i saj, Gleard Gusholli ka deklaruar për mediat se “ka parë vdekjen me sy”.
Ajo deklaroi se 31-vjeçari e godiste me shqelma e grushte, si edhe e kërcënonte se do e mbyste në lumë. E reja u shpreh se ka tentuar disa herë të hidhej nga ballkoni. Sipas saj, gjithçka nisi pasi u rikthye me Gleard Gusholli pas një ndarje 3 mujore në Gjermani pas dhunës së ushtruar nga bashkëjetuesi i saj. 28-vjeçarja deklaroi se java e parë e bashkëjetesës shkoi mirë ndërsa javën e dytë ka parë tmerr me sy.
“Kam ardhur me 1 prill për të bashkëjetuar me Gleardin, java e parë kaloi mirë. Nuk jemi zënë, sistemuam shtëpinë. Javën e dytë jam parë tmerr me sy, kam parë vdekjen me sy, më ka kërcënuar do të hedh në lumë, do të marr kushëririn në telefon do të hedh në lumë. Kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni se nuk e duroja dot më.
Më gjuante me shkelma, me grushte në kokë, fytyrë dhe trup, më gjuante me shkop me gozhda më gjuante në gjithë trupin.
Më nxirrte thikën, ma mbante te këmba, më thoshte do ta çaj barkun. I lutesha “të lutem ma hap derën, që të dal nga shtëpia”. Donte të hakmerrej ky ka qenë plani i tij sepse kemi qenë 3 muaj të ndarë.
Në Gjermani ka filluar gjithë kjo dhunë. Familjarët e mi e kanë marrë vesh që ushtronte dhunë ndaj meje dhe e kanë nxjerrë nga shtëpia në Gjermani. Ne njiheshim gati 1 vit e gjysmë. Në Gjermani më ka dhunuar, se kam denoncuar as unë e familja ime.,
Prej xhelozisë sepse ishim 3 muaj të ndarë donte të hakmerrej, më merrte telefonin, nuk ma hapte derën të dilja dhe nuk kontaktoja dot asnjë njeri”, tregoi ajo…