Mbylli aventurën e tij në Arabi, Ernest Gjoka mesazh klubeve në Shqipëri: Jam gati të jap përvojën time në Superiore

by KLIKOJE.AL

Ernest Gjoka mbylli aventurën e tij në Arabi dhe tashmë është rikthyer në Shqipëri ku po shijon pushimet. Në një intervistë për emisionin “Panorama Sport”, tekniku kryeqytetas ka folur për derbin Tirana-Partizani dhe është ndalur te e ardhmja e tij.

“Janë dy skuadra për një titull. Nëse i shohim me kujdes, Partizani është në moment të mirë psikologjik dhe me skuadër të plotësuar. Disavantazhi është që Partizanit i duhet patjetër ndeshja dhe kjo e bën të gabojë. Tirana ka disavantazh humbjen e lojtarëve në një pikë kyçe të sezonit dhe bëhet e vështirë. Jemi një kampionat modest dhe nuk kemi shumë cilësi. Ato 2 që kemi duhet t’i mbajmë mirë.”
Më pas tekniku foli edhe për të ardhmen, 53-vjeçari i hap dyert një rikthimi në Kategorinë Superiore.

“Për momentin jam pushim. Erdha nga një eksperiencë e madhe në Arabi. Është treg i madh dhe donte që klubi të mbijetonte. Ishim 18 trajnerë nga e gjithë bota. Vetëm 2 shqiptarë ishim atje, unë dhe Cikalleshi. U bënë 3 vjet që nuk jam në Superligë. Janë bërë shumë ndeshje në Europë e Ballkan apo Arabi. Mund të vijë një moment që një ekip të ketë nevojë për këtë eksperiencë. Do të pranoja oferta. Jam trajner i dalë nga Superiorja dhe eksperiencën që e marrim duhet ta sjellim në Shqipëri. Këtë përvojë që po marrim duhet ta sjellim”, përfundon trajneri.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.