Maturi dhe cilësi, AF Elbasani krenohet me rekordin e ndeshjeve pa humbje; Jemi një pikë larg objektivit madhor

Maturi

Maturi dhe cilësi, disa nga tiparet që AF Elbasani ka shfaqur në Kategorinë e Parë. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede kryeson kampionatin me 66 pikë, dy më shumë se Bylisi i vendit të dytë.

Verdheblutë janë 15 pikë larg Flamurtarit të vendit të 3-të, kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje drejt fundit të kampionatit. AF Elbasani ka plot 20 ndeshje rresht pa humbje në kampionat, duke treguar kështu se janë skuadra e momentit në Kategorinë e Parë.

Humbja e fundit në kampionat është ndaj Flamurtarit më 21 tetor të vitit të kaluar. Plot 6 muaj pa humbje për të bërë të mundur ngjitjen në Superiore. Pikërisht me këtë fakt klubi verdheblu krenohet dhe në çdo ndeshje ka shfaqur maturi, pasi tashmë është vetëm 1 pikë larg sigurimit për në Superiore.

LEXO MË SHUMË: KATEGORIA E PARË/ AF Elbasani e Bylis, në Superiore që në javën e ardhshme… objektivi është titulli kampion

Duke llogaritur që kanë mbetur edhe 5 javë deri në fundin e kampionatit, diferenca që kanë krijuar ndaj ndjekësve është aq e madhe sa që në fundjavën e ardhshme, të dy ekipet mund ta cilësojnë veten matematikisht pjesë të Superiores, ndoshta edhe duke mos fituar ndeshjet përkatëse, pasi Elbasanit i mjafton edhe 1 pikë për këtë objektiv, ndërsa Bylisit 2.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës