Të paktën 25 persona janë vrarë në një shkollë në Ugandën perëndimore nga rebelët e lidhur me grupin e Shtetit Islamik.
Autoritetet vendase njoftojnë se 8 persona të tjerë ndodhen në gjendje kritike pas sulmit në shkollën e mesme Lhubiriha në Mpondwe.
“Deri më tani 25 trupa janë nxjerrë nga shkolla dhe janë transferuar në Spitalin Bwera”, tha zëdhënësi i policisë Fred Enanga në një deklaratë të shtunën. Ndërkohë, një numër studentësh janë ende të pagjetur dhe dyshohet se dhjetëra të tjerë janë rrëmbyer.
Policia njofton se sulmi i së premtes u krye nga Forcat Demokratike Aleate (ADF) – një grup ugandan me bazë në Republikën Demokratike të Kongos (DRC).
Sulmuesit kanë ikur drejt parkut kombëtar Virunga – parku kombëtar më i vjetër dhe më i madh në Afrikë.
Në qershor 1998, 80 studentë u dogjën për vdekje në konviktet e tyre në një sulm të ADF-së në Institutin Teknik Kichwamba dhe më shumë se 100 studentë u rrëmbyen.