“Marr përgjegjësitë e mia”/ Humbi 6-1, Diego Longo e pranon: Jam i mërzitur më shumë me veten time

Laçi ka mposhtur Teutën në javën 3-të të Superiores. Në ndeshjen e zhvilluar në Kurbin, vendasit nuk u kurysen duke fituar me rezultatin e thellë 6-1. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i durrsakëve, Diego Longo.

“Nuk bëmë asgjë nga ato që kishim bërë gjatë këtyre ditëve, është shumë e pabesueshme edhe për ne. Futbolli është çështje balance, pasi kur nuk ke balancën vuan shumë, ashtu siç dukej, por ndikon dhe mungesa e eksperiencës. Përsa i përket Gjumsit, e provuam si sulmues vetëm 20 minuta. Kishim mungesa për shkaqe temperaturash.

Jam i mërzitur pasi nuk luajtëm fare. Po të luanim dhe të humbnim nuk do të mërzitesha. Por kemi humbur topa që kemi punuar çdo ditë për të, por përsëri nuk i’a dolëm. Jam i mërzitur më shumë me veten time. Po i punojmë gjatë gjithë kohës këto gjëra, por përsëri nuk na dalin gjatë lojës në fushë. Nuk po pasqyrohen në ndeshje këto gjëra. Nuk kam pse të bëhem agresiv me ekipin. E përsëris kam përgjegjësitë e mia. Por janë të papranueshme këto gjëra, teksa kundër Skënderbeut duhet të punojmë shumë e më shumë.

Related posts

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)

“Kemi dy rregullore në Shqipëri!”/ Tetova shpërthen pas vendimit të arbitrit dhe zbulon pse tërhoqi skuadrën: I kërkova që të shihe…

“Shumë gabime, nuk luajtëm siç dimë”/ Edi Martini i pakënaqur dhe zbulon problemin: Humbëm ritmin dhe bëmë shumë pasime gabim