Mario Rabiu zyrtarisht nuk është më lojtar i Skënderbeut. Këto të fundit kanë njoftuar për transferimin e tij në Kazakistan. Rabiu është pjesë e Aktobes nga ky moment. Këto të fundit fituan Kupën e Kazakistanit në vitin 2024.
25-vjeçari nga Nigeria është afruar për të përforcuar mesfushën. Kujtojmë se Rabiu u transferua te Skënderbeu në verën e vitit 2023, duke lënë shenjën e tij për aq sa luajti.
Njoftimi i Skënderbeut:
“KF Skënderbeu ka arritur marrëveshjen me klubin nga Kazakistani FC Aktobe për transferimin e mesfushorit Mario Rabiu. Klubi i Futbollit Skënderbeu falenderon Marion për kontributin e dhënë dhe i uron sa më shumë suksese në karierrën e tij”.
TIRANA-SKËNDERBEU 1-0
Tirana siguroi një fitore jetike ndaj Skënderbeut me rezultatin minimal 1-0, duke u larguar nga zona e ftohtë dhe ngjitur në vendin e shtatë të renditjes. Ndeshja u zgjidh në minutat e fundit, kur Elvir Bajrovic realizoi një penallti vendimtare, pas një aksioni të iniciuar nga talenti 16-vjeçar Serxho Vogli.
Me mungesa të rëndësishme për shkak të pezullimeve dhe dëmtimeve, pas ngjarjeve në derbin kryeqytetas, Tirana u përball me një sfidë të vështirë ndaj Skënderbeut, që lufton për mbijetesë. Ndeshja ishte e luftuar dhe me pak raste të pastra shënimi, por gjithçka ndryshoi në minutën e 82-të. Serxho Vogli, i futur nga stoli, fitoi një penallti pas një depërtimi të guximshëm në zonën kundërshtare. Gjyqtari Klodian Prenga akordoi 11-metërshin, të cilin Bajrovic e ekzekutoi saktë në minutën e 85-të, duke i dhënë Tiranës 3 pikë jetike.