Mario Dajsinani ka folur nga Bullgaria ku Egnatia po zhvillon fazën përgatitore. Në disa muaj me kampionet e Shqipërisë, gardiani fitoi edhe ftesën e Kombëtares.
Kombëtarja- Normal që Kombëtarja shkoi çdo gjë mirë, e kam shijuar si eksperiencë. Tani jam rikthyer tek ekipi, jemi duke u përgatitur për kupat e Europës. Stërvitja po shkon shumë mirë me ekipin, grupi është ok çdo gjë gjë, shpresoj që të shkojmë sa më mirë në ndeshjet që kemi.
Miqësorja me CSKA– Normal që kur luan me një ekip sa më të mirë, edhe cilësitë e portierit dalin në pah akoma më mirë. Përtej kësaj, prandaj erdhi edhe ftesa në kombëtare. Jam stërvitur gjithmonë për të dhënë më të mirën time në fushë dhe për të ndihmuar ekipin, edhe pak topa që mund të vijnë në portë të jem i gatshëm dhe të bëj sa më mirë për ekipin. Ndeshje e fortë ishte sepse dihet edhe kualiteti i kundërshtarit, edhe ne që jemi në fazë përgatitore, në rritje çdo ndeshje. Jam i lumtur që ndihmova ekipin, por thjesht ndeshje miqësore, shpresojmë tani në ndeshjet e ardhshme.
Afrimet- Normal që konkurrenca në skuadër të bën mirë. Dhe afrimet janë cilësore, lojtarë që kanë luajtur në ekipet e veta ose në ligat jashtë. Besoj se do i bëjë mirë skuadrës konkurrenca. Ekipi gjithmonë ka pasur konkurrencë, jemi familje, kush hy në fushën jep më të mirën.
Stadiumi- Shpresoj që stadiumin e ri ta kemi ogur të mirë këtë vit, për të thyer atë tersin, për të kaluar tur në Europë”, u shpreh Mario Dajsinani.