Marash Kumbulla “gol” jashte fushe, mbrojtësi i Romës jep lajmin e ëmbël

Marash Kumbulla në pritje të ëmbël. Në një moment pozitiv të përvojë së tij te Roma (në dy ndeshjet e fundit, në Kupë dhe Serinë A, është aktivizuar titullar), mbrojtës i Kombëtares Shqiptare ka shpërndarë lajmin për fansat e tij se do të bëhet për herë të parë baba.

“Je emocioni më i madh I jetë sonë. Mami dhe babi të presin dhe të duan shumë që tani,” – shkruan Kumbulla në Instgram.

Urimet që ka marrë nga futbollistë të njohur kanë qenë të shumta, nga Etrit Berisha te Edin Dzeko e shoku i skuadrës Abraham.

Të njëjtin postim ka shpërndarë në Instagram edhe parnterja e 22-vjeçarit, Greta Manzato.

Related posts

Klasi mbi gjithçka! Robert Lewandowski ngushëllon lojtarët e Shqipërisë pas fitores (video)

Ëndrra shuhet në Varshavë! Shqipëria përmbyset nga Polonia, vendosin Lewandowski dhe Zielinski (video)

O sot, o kurrë! Shqipëria përballë provës më të madhe, Sylvinho surprizon me rreshtimin (FORMACIONI)