Mahrezit nuk i bënin përshtypje aspak lëvizjet e Neymarit/ Bëhet viral momenti kur ai vetëm rrinte dhe e shikonte brazilianin

Ylli i Manchester Cityt, Riyad Mahrez nuk ka qenë i impresionuar nga lëvizjet apo driblimet e kundërshtarit të tij nga Paris Saint-Germain, Neymar.

City triumfoi me rezultat 2-0 në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar në Etihad.

Golat u shënuan të dyja nga algjeriani Mahrez, ndërsa City siguroi finalen e madhe me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Dhe pikërisht Mahrez, përveç golave është bërë i ‘famshëm’ edhe për diçka krejtësisht tjetër gjatë ndeshjes.

Bëhet fjalë për ‘injorimin’ e tij ndaj lëvizjeve apo driblimeve të Neymarit.

Në një moment gjatë ndeshjes, Neymar mori topin dhe filloi të bënte disa lëvizje ndaj Mahrez, por ky i fundit nuk lëvizte fare dhe vetëm e shikonte brazilianin.

Përveç kësaj, ylli i Cityt i tregonte atij të PSG-së se ku të pasonte, pasi të gjitha hapësirat ishin të mbyllura.

Më poshtë keni videon ku shihet Mahrez teksa nuk i lënë fare përshtypje lëvizjet e Neymarit. 

Related posts

Presidenti i Dinamos i vendos kontratë të përjetshme Dajës, Adrian Bardhi: Do të plaket me mua

“Nuk bëmë asgjë, Dinamo e meritoi trofeun”, Edlir Tetova i sinqertë pas humbjes, bllokon largimet e Xhemajlit dhe Dajsinanit

Bregu, Nani dhe Qefalija i japin Superkupën Dinamos, Egnatia përmbyset në pjesën e dytë (video)