Prej kohësh tashmë, mafia shqiptare është bërë objekt i mediave të huaja, mbi të gjitha për aktivitetin e saj kriminal dhe terenin që ka fituar në Ekuador. I ftuar në emisionin “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarxhi, koloneli Mario Pazmino deklaroi se mafia shqiptare ka arritur të fitojë teren për shkak të lidhjeve që ka krijuar me klanet e tjerë. Sipas Pazmino, mafia transporton tonelata drogë nga porti “Guayaquail” në ekuador drejt Evropës, nëpërmjet portit belg të “Antwerp”.
“Mafia shqiptare qarkullon tonelata droge. Kjo lëvizje tërheq mafien kineze, Ndrangheta-n, të gjitha këto kanë interes që të kontrollojnë transportin e kësaj droge drejt kontinentit të vjetër. Po mafia shqiptare është e veçantë, pasi drogën e fut në Evropë nëpërmjet Belgjikës.
Porti Antwerpen në Belgjikë ka kapur në vitin 2022, 110 tonelatë kokainë që del nga Ekuadori. Droga niset nga nga porti i Guayaquail. Pastaj porti Antwerpen është dera drejt Evropës. Por mafia shqiptare ka lidhje të drejtpërdrejtë me kartelet e tjera.”- tha Pazmino.