Kampion me Egnatian, sulmuesi transferohet në Arabinë Saudite (FOTO)

Madani

Yazan Madani ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike. 20-vjeçari është transferuar në Arabinë Saudite, te ekipi i Al Ahli.

Lajmin e ka zyrtarizuar klubi arab nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë 3-vjeçare dhe Madani do të luajë me ekipoin U-21.

Siç dihet 20-vjeçari sezonin e mbylli me Egnatian në Superiore, ku ia doli të fitojë edhe titullin kampion me rrogozhinasit, ndërsa luajti vetëm 2 ndeshje. Ndërkohë vlen të theksohet se kalimi në Arabinë Saudite është një rikthim për të, pasi ish-i i Egnatias është një lojtar i dalë nga akademia e Al Ahli.

Related posts

Pushim ekstra për Dinamon, klube nga Çekia vëzhgojnë sulmuesin (FOTO)

Merkato e nxehtë te Tirana, rinovime dhe ofertë nga Turqia për sulmuesin

“Ibrahimovic nuk e duronte Taren”/ Gazetarja zbulon detajet e përplasjes: Vetëm ai festoi kur…