358
Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i 37-vjeçarit në Lushnje, i cili ka rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë. Mësohet se ai ka ngacmuar seksualisht katër vajza brenda perimetrit të shkollës së tyre. Sipas burimeve, denoncimi është bërë nga 15-vjeçaret, secila për vete te mësueset dhe psikologet e shkollës dhe më pas është denoncuar në polici.
Bëhet fjalë për ngacmime që kanë shkuar deri te prekja me dorë në rrugë. Madje njërën prej vajzave e ka ndaluar në rrugë dhe i ka thënë se donte të martohej me të. Besmir Beqiri ka rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë, pasi ka ngacmuar seksualisht katër nxënëse. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.