Lumi Erzen del nga shtrati, 300 hektarë tokë nën ujë, përmbyten dhe disa shtëpi

by KLIKOJE.AL

Afërsisht 300 hektarë tokë bujqësore në Sukth të Durrësit janë përmbytur si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit. Ndërkohë 20 shtëpi ndodhen nën pushtetin e ujit. Uji ka depërtuar brenda tyre duket i detyruar familjarët të strehohen tek të afërmit apo fqinjët e tyre. E në pritje të tërheqjes së ujërave nga banesat, ata do të përballen me pasojat e përmbytjeve që ndodhin sa herë bie shi.

Nga vëzhgimet në terren rezulton se një pjesë e mirë e kanaleve kulluese është e mbushur me mbetje urbane, ndaj kërkohet ndërhyrje për pastrimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të tyre.

Ura e ShëNpremtes që lidh Sukthin me Katundin e Ri. E gjitha ndodhet nën ujë dhe është e pakalueshme për automjetet dhe këmbësorët. Ndërkaq reshjet e shiut kanë nisur sërish.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.