Prej muajsh ka qenë në qendër të vëmendjes të të gjithëve. Tashmë më në fund pritjes i erdhi fundi dhe më në fund është publikuar traileri i “Në kuadër të dashurisë”. Premiera do të prezatohet më 9 tetor në Pallatin e Kongreseve.
Historia e një çifti të martuar prej vitesh që vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre pa kuptuar implikimet e familjeve të tyre në këtë ndarje. Vendimi për t’u ndarë do i bëjë ata të njohin kufijtë e njërit-tjetrit dhe të njerëzve të tyre të dashur në situata plot humor dhe dashuri.
Teksa tashmë kemi mësuar një pjesë të mirë të roleve që disa prej aktorëve do të kenë, ajo që dimë është se aktorja Zamira Kita, do të jetë mamaja e Olta Gixharit dhe Sara Hoxës, dhe vjehrra e Luiz Ejllit. Së fundmi janë publikuar dhe disa foto nga prapaskenat e xhirimeve të “Në kuadër të dashurisë”, ku shihen pikërisht Zamira krah Luizit, si dhe çifti i martuar, i lumtur apo jo na mbetet ta shohim… Më herët Zamira Kita ka treguar dhe marrëdhënien me dhëndrin e saj në film:
Unë jam një vjehërr që jo se nuk e do këtë dhëndrin, unë e kam pranuar sepse e do vajza. Por personazhi im ka disa rezerva ndaj këtij dhëndri. Mendon se nuk ka nivelin e kësaj familje korçare dhe i jep ndonjëherë urdhra. Bëhet pak më kompetente se sa duhet në marrëdhënien me dhëndrin dhe familjen e tij. Por në fakt e ka pranuar, e do dhe e respekton. Kur dalin në një ambient për të pirë diçka, i thotë “çohu e këndo se këndon shumë bukur”. Ajo do që të mburret me dhëndrin që di të këndojë bukur, t’u mburret korçarëve.
Dhe ju mund ta shihni bashkë me protagonistët. Në një event madhështor ku yjet e filmit do të parakalojnë në tapetin e kuq.