Luis Hasa, mesfushori shqiptar që shkëlqeu me Italinë U-19! Portali italian ngre alarmin: Do na e rrëmbejë Silvinjo për Shqipërinë

Futbollisti shqiptar Luis Hasa, ka qenë padyshim një nga yjet më të shndritshëm të përfaqësueses së Italisë, e cila triumfoi në Europianin U19. Djaloshi shqiptar, i cili aktivizohet me akademinë e Juventusit, ishte i pandalshëm në lojën e tij në sulm, teksa ishte asisti i tij që solli golin fitores 1-0 në finale ndaj Portugalisë.

Një sukses që e ka bërë atë një emër edhe më të vlerësuar nga italianët, të cilët tashmë kanë frikë se për djaloshin e lindur në Itali, por nga një familje shqiptare, do të vijë shumë shpejt ftesa që mudn ta tundojë nga Kombëtarja A e Shqiperisë.

Faqja e Facebook “Calcio Da Dietro” e cila shkruan speciale për personazhe të futbollit italian, përtej elozheve për Hasën, të cilin e cilëson si lojtarin më të mirë të Euriopianit, shkruan pikërisht për faktin se ai duhet të ftohet nga Italia e madhe për të mos ia dhënë mundësinë Shqipërisë që ta rrëmbejë djaloshin. Qoftë edhe për faktin se ai kishte pritur deri në moshën 18-vjeçare për të veshur fanellën e “axurrëve” meqë ishte fëmijë emigrantësh shqiptarë.

“Kujdes ndaj merkatos së kombëtareve, pasi Silvinjo, trajneri i Shqipërisë, nuk do të pyesë dy herë kur të bëhet fjalë për të bërë listën për ekipin e madh. Në atë pikë do të jetë djaloshi ai që do të zgjedhë, por Hasa duhet të jetë një trashëgimi e mbrojtur e topit tonë, dhe si e tillë duhet mbështetur dhe të bëhet që të ndjehet i rëndësishëm, para se Tirana ta tërheqë drejt vetes”, shkruhet në faqen e njohur sportive italiane në Facebook.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës