130
Luftëtari bëri të ditur sot se trajneri Besmir Shabani nuk do të jetë më në krye të skuadrës. Ndërkohë sipas burimeve tashmë gjirokastritët e kanë gjetur pasardhësin e tij. Bëhet fjalë për Bledar Devollin i cili dha dorëheqjen nga Kukësi.
Rezultatet e dobëta dhe pamundësia për të ndalur rënien e ekipit e detyruan trajnerin të heqë dorë, duke i lënë verilindorët në kolaps total. Burime pranë klubit bëjnë me dije se largimi ka ardhur si rezultat i ndryshimeve të planit sportiv dhe objektivave të rinj të verilindorëve për sezonin e ardhshëm. Kështu trajneri 47-vjeçar do të kthehet në vendlindje për të marrë drejtimin e Luftëtari-t.